(FOTO: Zoti Berisha në fillim të seancës në komision)/
Sot, në mbledhjen e zakonshme të komisionit hetimor për çështjen e CEZ është paraqitur zoti Sali Berisha, ish- kryeministër. Ai u thërrit në rolin e dëshmitarit për periudhën kur ishte kryeministër, rreth marrëdhënieve të qeverisë me CEZ dhe të CEZ me financat shqiptare.
Në momentin kur kryetari i komisionit, Taulant Balla- deputet i Librazhdit- i ka kërkuar q ëtë bëjë betimin se “do të thotë të vërtetën”, Berisha jo vetëm nuk e ka pranuar formulën nga goja e këtij deputeti, por ka treguar edhe arsyet.
-Nuk ka betime dhe të vërteta para një shkelësi ligi si ti- i është drejtuar Berisha deputetit që mban postin e kryetarit në komision.
Zoti Berisha ka thënë se kryetari i komisionit të hetimit parlamentar është “i dënuar nga gjykata” me vendim të formës së prerë prandaj është në konflikt me detyrën e hetimit mbi pastërtinë e çështjeve ligjore.
Kjo është hera e dytë që zoti Berisha paraqitet në komisionin e hetimit mbi CEZ. Edhe herën e parë refuzoi të përgjigjet para deputetit që është i dënuar nga gjykata.
Ka zëra që thonë se maxhoranca parlamentare e ka zgjedhur Ballën- deputet i Librazhdit, si kryetar i këtij komisioni me qëllim që të krijojë klimë të papërshtatshme mes tij dhje ish- kryeministrit Berisha. Balla ka shpifur ndaj familjes Berisha dhe për këtë është dënuar nga gjykata.
“Shpif e shpif nuk ka të sosur- tha zoti Berisha.- Ky është një shpifës ordier që s’ka respekt as për vetën e tij. Mashtroi pesë herë para kamerave kur tha që nuk është dënuar. Mashtron edhe tani duke lexuar trillime, për të shpëtuar Edvin Kristaq Ramën nga së paku 35 vjet burg, për vjedhjen skandaloze që u ka bërë shqiptarëve për të ndarë me CEZ 625 milionë euro. Ky që flet është vetëm shpifësi ordiner që ka fytyrën e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.
/Veritas.com.al/
https://youtu.be/wt4w_Qnjsz8