Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar denoncimin mbi ‘situatën skandaloze’ në bizneset që operojnë në plazhin e Dhërmiut.

Sipas qytetarit, çmimet aty janë 3 herë më të larta se në vendet e tjera, ndërsa asnjë biznes nuk ofron kupon tatimor.

Denoncimi:

“Dhërmi, ky katund me kaq shume pretendime duhet refuzuar ne mënyrë kategorike ose shteti duhet te luaj rolin e tij ne këtë katrahure çmimesh dhe ku te gjithë e kane tangerllekun qe te mos te te begenisin fare me kupon tatimor.

Kjo industri duhet sabotuar ne mënyrë urgjente për ti dhënë fund çdo lloj abuzimi qe behet me qytetaret.

Çdo artikull është me 3 – fishin e çmimit normal.

E tmerrshme, ku ne pikun e sezonit nuk sheh asnjë makine apo agjent terreni te tatimeve.

Kohe absurde, ku për show mediatik terhiqen zvarre plaka e pleq qe shesin domate ne rruge e nuk len televizione pa thirrur, ndërkohe qe këtej behet kërdia.” (fb)

Veritas.com.al/