Ish kryeministri i Malajzisë, Najib Razak është arrestuar të Martën, thanë për Reuters tre burime familjare më çështjen. Ai u arrestua mes hetimeve se si disa miliona dollarë humbën në nga fondet e shtetit që ai gjeti një dekadë më parë.
Autoritetet e morën Najib nga shtëpia e tij, sipas një urdhër arresti- thanë dy burime familjare. Një nga burimet tha se Najib pritet të dalë para gjykatës për masën e ndalimit ditën e Mërkurë.
Agjencia anti- korrupsion e Malajzisë tha se Najib është arrestuar- raporton agjencia shtetërore e lajmeve Bernama.
Një zëdhënës i Najib nuk bëri koment menjëherë. Najib në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar se ka kryer veprime të gabuara me fondet shtetërore.
Që nga zgjedhjet shokuese të majit ku humbi para Mahathir Mohamad, Najib është ndaluar që të largohet nga vendi për shkak të kërkimeve nga Agjencia Malajziane anti- Korrupsion.
Veritas.com.al/