Gjyqi ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese u shty, pasi Bashkim Dedja kërkoi kohë për t’u njohur me aktet.
Hetimi ndaj Dedjes është mbyllur në muajin korrik dhe aktualisht gjendet në seance paraprake.
Bashkim Dedja akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka për detyrimin ligjor deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga vettingu për mos justifikim të pasurive. Në muajin prill të këtij viti, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.