Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço foli për gazetarët pas daljes së tij nga ambientet e SPAK.
Nasip Naço tha se u thirr në SPAK për çështjen CEZ-DIA. Aktualisht Nasip Naço është kryetar i Komisionit të Sigurisë.
Çfarë është afera CEZ-DIA?
Afera korruptive CEZ-DIA e ka gjenzën e saj qe prej vitit 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve te CEZ-DIA.
Kompania DIA e themeluar nga biznesmeni Kastriot Ismailaj do të bënte mbledhjen e borxheve për faturat e papaguara nga abonentët, por mbledhja e këtyre borxheve nuk ndodhi asnjëherë. Padia u bë para 6 vitesh nga juristi Romeo Kara.
Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se ka qenë Ilir Meta ai që ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Ndërkohë, Dritan Prifti ka rrëfyer se Meta kishte udhëtuar edhe në Çeki për të negociuar kontratën e Ismailajt.
Për këtë aferë u dënua me 11 vite burg biznesmeni Kastriot Ismailaj, për akuzën “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe mashtrim me pasoja të rënda”. Gjatë kohës kur ishte nën hetim nga prokuroria, biznesmeni u akuzua së në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, gati 6.5 milionë dollarë. Kastrioit Ismailaj u lirua nga burgu në 7 Shtator të vitit 2023, pasi kishte kryer dënimin e dhënë nga Gjykata.