Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paraqitet në SPAK.
Ai ishte i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia, ndërsa është thirrur nga prokurori Elvin Goga në lidhje me hetimin pasuror.
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.
Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.
Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli,deri në qershor 2023 kur dhe u mor vendimi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë.