(FOTO: Tirana në vitin 1991- Arkiv)/

Edhe pse nuk ka asgjë të shkruar, që nga Google e deri në kujtesën e mediave shqiptare, Vladimir Hysi ka qenë ministër i Brendshëm në periudhën e vështirë 1991-92. Ka humbur jetën papritur, teksa po kujdesej për lulet në shtëpinë e motrës së tij të Shkëmbi i Kavajës- Durrës.

Shtëpia e motrës së zotit Hysi ndodhet në katin e shtatë të një pallati. Vëllai i saj ka marrë shkallët dhe gërshërët për të krasitur pemët dekorative të mbjella në vazo.

Por kanë  “tradhtuar” shkallët  të cilat janë anuar, dhe Vladimiri ka rënë që nga kati i shtatë, duke humbur jetën.

/Veritas.com.al/