Mbrëmë, një ish-oficer policie ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri në Tiranë.

Viktima është Santjago Malko 26 vjeç, me origjinë nga Lushnja dhe banues në Tiranë. Ish-polici u gjet i vrarë brenda një makine tip “BMW X5” me targa AA 153 OO në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Porcelanit

Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta.

Forcat policore kanë ngritur postblloqe të shumta për të bërë të mundur ndalimin e autorit/ëve. Paraprakisht, mësohet se ka qenë më shumë se një person dhe dyshohet të jenë arratisur drejt fshatit Ferraj, ku dhe u gjet një makinë e djegur tip Mercedes-Benz.

Veritas.com.al/