Ish presidenti i SHBA, George HW Bush ka vdekur në moshën 94 vjeç, njoftoi djali i tij (ish president) George W Bush.

Bush Sr shërbeu si president i 41 i Shteteve të Bashkuara mes viteve 1989 dhe 1993, mandati i tij përcaktoi fundin e Luftës së Ftohtë dhe luftën e parë të  Irakut kundër Saddam Hussein.

Megjithëse shëndeti i tij ra shumë vitet e fundit, ai mundi të menaxhojë shfaqjen publike.

Ish presidenti vdiq në ora 22:10 ( sipas orës lokale) të Premten (04:10 GMT e Shtune), tha një zëdhënës i familjes.

Në Prill ai ishte shtruar në spital me sëmundjen e infeksionit në gjak, por që atëherë u shërua. Por megjithatë vazhdoi trajtimin për një formë të sëmundjes së Parkinsonit.

Ai vdiq disa muaj pas gruas së tij, Barbara.

Veritas.com.al/