Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush është ripranuar në spitalin e Huston për trajtimin një rasti të butë të një pneumonia. Kjo është hera e dytë e një sëmundjeje të mushkërive në tre muaj, por ‘do të shkojë mirë’ ka thënë zëdhënësi i tij të Martën.
Zëdhënësi i familjes Jim McGrath tha se ish- presidenti 92 vjeçar është shtruar në spital ditën e Premte ‘për një mbikëqyrje për shkak të një kolle të përsëritur e cila nuk e lë që të pushojë mirë’.
“Mbi të gjitha është parë se ky është një rast i butë i peumonisë, i cili është trajtuar dhe është zgjidhur’, tha McGrath në deklaratën e tij. “President Bush është në një gjendje shpirtërore shumë të mirë dhe do të mbahet nën vëzhgim derisa të rifitojë fuqinë e tij’- tha ai.
/Veritas.com.al/