(Foto nga: ATTA KENARE/AFP/Getty Images)/

Ish-presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad ka postuar një video në Twitter të hënën duke u uruar ndjekesve Gëzuar Krishtlindjet, shrkuan Breitbart News.

Ahmadinejad, i cili dikur deklaroi: “Unë do të ndaloj Krishterimin në këtë vend”, ndërsa ai ishte president dhe qëndrimi i të cilit u karakterizua nga represioni brutal i disidentëve pro-demokracisë, gjithashtu i uroi ndjekesit e tij në Twitter një vit të ri te gezuar.

Irani, një teokraci islamike, kufizon rëndë praktikën e besimeve të ndryshme nga Islami Shiit. Pakica e krishterë e pranishme në Iran besohet të llogaritet në rreth 350,000 dhe shpesh vuan pasojat ligjore për mos ushtrimin e besimit të regjimit.

“Dua t’ i uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri , viti 2019 të jetë plot lumturi, prosperitet dhe paqe për të gjithë”, tha Ahmadinexhad.

“Jezusi i donte të gjithë dhe donte që ne t’ i duam të gjithë. Zoti ju bekoftë.”

Veritas.com.al/