Kanalet e internetit Pro-ISIS kanë bërë thirrje për vrasjen e djalit të presidentit Donald Trump, Barron, dhe kanë shpërndarë detaje personale të jetës së fëmijës në rrjetin e mediave sociale. Në detajet e shpërndara ndodhen edhe adresa e shkollës së tij- sipas organizatës për monitorimin e mediave.
Mbështetësit e ISIS, në kanalin e njohur ‘Telegram’ kanë shpërndarë adresën e shkollës së Barron Trump dhe po bëjnë thirrje për mbështetës nga organizata terroriste për vrasjen e tij-sipas Institutit të Kërkimit të Mediave në Lindjen e Mesme, ose MEMRI.
Mesazhi fillestar, i dërguar në 21 Nëntor nga mbështetës të ISIS në ‘Telegram, “bënë thirrje për vrasjen e Barron Trump, dhe shpërndanë emrin e shkollës ku Barron ku mëson Barron. Adresën e kanë dërguar me ‘Google map’ duke piketuar vendndodhjen”, sipas MEMRI, e cila shpërndan imazhet e këtij mesazhi me reporterët.
“Duke përdorur hashtag, mbajnë në dorë foton e djalit të ‘kokëmushkës së Amerikës’ dhe përdorin emrin “Dak Al-Munafiqeen” që në arabisht do të thotë ‘sulmojmë hipokritët’, ata shkruajnë: ‘Barron Trump shkon në këtë shkollë në Uashington”, sipas MEMRI.
Veritas.com.al/