Një politikan karriere në Bashkimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Islami “dha kontribut të vogël” për themelet e Europës dhe se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán “mban çelësin” për zgjidhjen e problemit të emigrantëve.
“Islami i përket vetëm pak Europës, sa ç’ përket Gjermanisë”, tha zëvendës- presidenti i Unionit Christian Social (CSU) i Bavarisë, Manfred Weber, për gazetën gjermane ‘Die Welt’.
“Sigurisht, aot myslimanët janë pjesë e Europës. Një anë pozitive që ka një debat kush e prin kulturën në Gjermani. Europa ka nevojë për këtë debat, gjithashtu. Ne duhet ta mbrojmë në mënyrë globale mënyrën Europiane të të jetuarit”, shtoi ai.
Zëvendës- presidenti i partisë aleate të kancelares, Christian Democratic Union (CDU) bëri komente pasi Merkel insistoi fort se Islami “i përket Europës”.
Prononcimi i Merkel erdhi menjëherë pasi lideri i CSU, Horst Seehofer tha për medien se “Islami nuk i përket Gjermanisë. Gjermani është formësuar nga Kristianët”, ditën e Premte.
Zoti Weber vuri theksin se liria e besimit është “gur i qoshes” për shoqërinë gjermane, por se “Islami jep pak kontribut themelet dhe identitetin e këtij kontinenti”.
Veritas.com.al/