Nga: Alfonso Piscitelli

Magdi Cristiano Allam do të jetë i ftuar i Festivalit të CulturaIdentità ideuar nga Edoardo Sylos Labini,qe do të mbahet në Anagni të martën 4 dhe të mërkurën 5 gusht, së bashku me emra te mëdhenj të gazetarisë dhe kulturës italiane. Për rastin,ju ofrojmë intervistën e Alfonso Piscitelli-it tonë botuar në numrin korrik-gusht të te përmuajshmes CulturaIdentità (Redaksia)

Musliman i konvertuar në krishterim,i prekur nga Ungjilli dhe teologjia e Benediktit XVI, Magdi Allam kap në luftën e zhvilluar kundër simboleve të historisë evropiane dhe perëndimore një analogji të qartë me “ikonoklastinë” islamike.Diskutimi i Allam vazhdon të zhvillohet në një antagonizëm të fortë ndaj besimit të origjinës: libri i tij i fundit titullohet në mënyrë sintetike “Stop Islam”. Por duke diskutuar mbi Black Lives Matter, arqipeshkvët që duan të fshijnë imazhet tradicionale të Jezusit dhe Demokratëve, jo vetëm amerikanët, të cilët kultivojnë vetë-urrejtje, autori na tregon gabimin e vërtetë të civilizimit tonë: nihilizmi. “Islami – na thotë ai – rrezikon të fitojë në Perëndimin nihilist që ka humbur besimin në Zot dhe besimin në vetvete duke e paraqitur veten si një element qartësie dhe rendi”.

Siç pritej, tërbimi ikonoklastik i BLM shënjestroi simbolet e krishterimit, me Shën Mikelin e krahasuar me policin e Minneapolisit dhe akuzën e përshkrimeve të Krishtit si shumë evropian …

Është Perëndimi që urren vetveten dhe dëshiron të eleminojë të gjitha përshkrimet e se kaluarës se saj. Kjo qasje ideologjike është një sëmundje e dukshme, sepse kush refuzon rrënjët e tij si mund ta imagjinosh të projektojë veten në të ardhmen? Për më tepër, te sulesh kundër statujave, simboleve te së kaluarës është pikërisht ajo që bëri Muhamedi duke filluar nga viti 630.

Na kujton pak edhe Terrorin Jakobin ose Kamboxhian e Pol Pot.

Me ndryshimin se revolucioni francez ka mbaruar, si dhe ai regjim komunist ndërsa Islami ekziston dhe është midis nesh. Kur Muhamedi shkatërroi idhujt e Mekës ai zyrtarizoi ikonoklastinë, shkatërrimin e statujave brenda Islamit, por afirmoi gjithashtu edhe parimin sipas se cilit historia e vërtetë fillon me vendosjen e Islamit dhe e gjithë e kaluara është e dënuar si “injorancë-obskurantizem “: një qasje e rëndë sepse pavarësisht nëse na pëlqen apo jo,ne jemi fryti i asaj që na ka paraprirë.

Por në botën islamike gjejmë edhe një arkeolog Sirian si Khaled el Asad, i cili me pasion mbronte gjetjet antike.

Ne duhet të bëjmë dallimin midis njerëzve dhe fesë. Unë vetë kam qenë një mysliman laik për pjesën më të madhe të jetës sime, domethënë, qe besoja në Islam si referim besimi dhe civilizimi, por që vendosja arsyen dhe zemrën përpara sistemit të besimeve dhe rregullave. Një gjendje e përhapur në Egjipt në mesin e shekullit XX, kur mbizotëronte logjika dhe ekstremistët islamikë u margjinalizuan. Myslimanët si njerëz mund të jenë të moderuar dhe unë mendoj se ka shumë muslimanë të moderuar me të cilët mundemi dhe duhet të dialogojmë, por sistemi fetar ka karakteristikat e tij të ngurta.

Edhe Arqipeshkvi i Canterburyt ka aprovuar fushatën që synon të eliminojë përshkrimet e Jezusit me tipare evropiane: “Statujat e Canterburyt do të rishikohen”, ka premtuar ai.

Arqipeshkvi i Canterburyt ka bërë edhe më keq ndër vite kur ai ka argumentuar se eshtë e drejtë që elementët e Sheriatit të përfshihen në legjislacion. Britania e Madhe është ndoshta vendi evropian më i rrezikuar nga islamizimi: kanë legjitimuar praninë e gjykatave islame, që kane dhënë tashmë dhjetëra mijëra gjykime të bazuara në Sheriat. Në disa administrata me kryetar bashkie islamist ata kanë lejuar që këshillat bashkiake të hapen ndaj muezzineve qe recitojnë vargje kuranore … Kjo është vërtet shqetësuese sepse do të thotë që ne jemi në çrregullim total, sepse nuk kemi një element sigurie. Dhe është në këtë kaos dhe çorientim që Islami mund të mbizotërojë si faktor sigurie dhe rendi.

A mund të jetë Islami fituesi në klimën nihiliste të Perëndimit?

Ekzakt,ky është rreziku i vërtetë, sepse në Islam ruhen disa siguri themelore të cilat në Perëndim,ku themi se familja natyrore është bërë objekt i kriminalizimit, kanë humbur.

Por kjo lëvizje kundër simboleve të së kaluarës e ka origjinën në SHBA: për shkak të tensioneve racore apo mbase edhe për shkak të ndikimit të kulturës protestante?

Trump, megjithatë, është evangjelist, ndërsa Nancy Pelosi dhe ipeshkvi i New Yorkut që shprehin simpatinë për revoltat janë katolikë dhe anti-Trump. Nuk do të krijoja lidhje midis ikonoklastisë së tanishme dhe botes evangjeliste. Peshon ndoshta me shume qasja ideologjike e Partisë Demokratike, qe athere ishte partia e skllavëruesve të vjetër…

Si rezultat i një ndjenje faji për të kaluarën?

Është diçka më e rende se faji, ajo që shfaqet në ritin e gjunjëzimit është një urrejtje ndaj vetvetes si të bardhë. Mund të themi se e gjithë kjo është diçka thellësisht morboze, pa mbrojtur aspak racizmin dhe skllavërinë. Për më tepër, skllavëria dhe racizmi janë fenomene universale, veçantia e qytetërimit evropian është se e ka hequr skllavërinë … Kur flitet për skllavëri flitet vetëm për Afrikanë të deportuar në Amerikë(tetë milion),por nuk flitet për ata që u transferuan në tokat Islamike, qe sipas disa historianëve arrin në dymbëdhjetë milion. Dhe të mos harrojmë se deri në vitin 1830 dy milion e gjysmë evropianë u skllavëruan nga Arabët dhe Turqit. Ajo që dënohet në Shtetet e Bashkuara është një skllavëri që nuk ekziston më. ISIS ka ringjallur skllavërinë, me vajzat Yazzidi, të shitura në treg.

Tani ka sulme ndaj simboleve por më parë, siç thashë, kishte një harresë latente të asaj që ka të beje me historinë tonë.Si kurohet kjo humbje memorieje dhe identiteti? Si të rindërtojmë vlerat e Perëndimit mbi Ground Zero?

Duhet një formim kulturor që na lejon të rikuperojme qartësinë dhe krenarinë e asaj që jemi në planin e identitetit tonë, të besimit tonë. Ne kemi nevoje të rikuperojmë rrënjët tona në mënyrë që të jemi rigjenerues të civilizimit.

Përballë këtyre ngjarjeve konvulsive, Benedikti XVI do të kishte mundësi të gjente fjalë iluminuese …

Koncepti i Perëndimit që urren vetveten është pikërisht një koncept i shprehur nga Kardinal Ratzinger i atëhershëm në një lectio magistralis të vitit 2004 në Senat kur filozofi Marcello Pera ishte president. Ajo që nevojitet është rikuperimi i dashurisë së shëndetshme për veten, nxitja e Jezusit është pikërisht “duaje tjetrin si veten tende”.

VERITAS.COM.AL