Shkrimtari  shqiptar, Ismail Kadare është shpallur kandidat për çmimin ndërkombëtar “The Booker 2024”, me librin e tij “Kur sunduesit grinden”.

Ky roman u vlerësua nga juria, e cila e e renditi mes librave të përzgjedhur në garë, duke e cilësuar një meditim magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj.