Romë (AFP) – Italianët u rreshtuan të mërkurën të regjistroheshin për “të ardhurat e qytetarëve”, një pagesë mujore prej 780 eurosh (880 dollarësh) që ishte një premtim kyç i qeverisë populiste që synonte t’i jepte fund varfërisë për miliona njerëz.

“Nëse funksionon, atëherë është një ide e mirë … ne shpresojmë në çdo rast”, tha pensionisti Paolo Scaglione, i cili kishte ardhur të tërheqë kërkesën për vajzën e tij, një nënë e vetme.

“Ka shumë që do të përpiqen ta marrin atë, ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë mbas, nëse do të zgjidhet diçka,” tha ai, një nga mijëra te aplikuar në zyrat postare italiane dhe qendrat e asistencës tatimore (CAF).

“Të ardhurat e qytetarëve”(Il redito di citadinanza) ishte një masë kryesore e Lëvizjes 5 Yje anti-establishment (M5S) kur ajo fitoi zgjedhjet vitin e kaluar, duke formuar një qeveri në qershor së bashku me Lega-n anti-emigrante.

Ajo synon më shumë se pesë milionë italianë dhe rezidentë të huaj afatgjatë që jetojnë nën kufirin e varfërisë, duke shpresuar që të gjejnë vende pune dhe të stimulojnë rritjen ekonomike tmerrësisht të nevojshme.

“Kemi dëgjuar në lajme se CAF duhet me parë të shohë njerëzit mbiemrat e të cilëve fillojnë me A ose B, për të shmangur kaosin”, tha Mariela Pinzon, një rezidente italiane me origjinë kolumbiane.

“Emri im fillon me P kështu që më duhet të kthehem,” tha Pinzon, një nga të parat qe hyne kur u hapën dyert të mërkurën në mëngjes.

“Nëse funksionon siç na është premtuar, atëherë vërtet po, është një sistem i shkëlqyer”, tha Pinzon, nëna e papunë e një vajze adoleshente.

Pavarësisht frikës se zyrtarët do të mbyten nga një mori njerëzish që kërkojnë pagesa, televizioni italian tha se radhët e gjata ishin të arsyeshme në të gjithë vendin.

“Prisnim më shumë njerëz, prisnim pak më shumë, por duhet të përgatisim dokumente për ta bërë këtë kërkesë dhe jo të gjithë ata kanë akoma”, tha punonjësja e CAF Elisabeth Micolano.

18 muaj

Pagesat e para do të bëhen rreth fundit të prillit ose në fillim të majit, pak javë përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane, dhe programi do të kushtojë 6,6 miliardë euro të plota.

Kryesisht, aplikantët nuk mund të refuzojnë më shumë se dy oferta për punë, e dyta e të cilave mund të jetë 250 kilometra larg shtëpisë. Oferta e tretë mund të jetë kudo në vend.

“Nëse te japin një punë atëherë njerëzit duhet të pranojnë punën e ofruar, nuk duhet t’i inkurajojnë njerëzit të mos bëjnë asgjë”, tha pensionisti Scaglione.

Pagesat mund të bëhen per deri në 18 muaj dhe janë te rinovueshme pas një muaji.

Aplikantët e suksesshëm duhet të kenë qenë në Itali për të paktën dy vjet për italianët dhe 10 vjet për të huajt.

“Disa të huaj kanë të ardhura të pakta, për shembull unë kam katër fëmijë dhe kam të ardhura shumë të ulëta dhe paguaj qira”, thotë Ruwena, një rezidente italiane me origjinë filipinase, qe erdhi këtu në vitin 1992.

“Kështu që unë mendoj se do të ketë shumë të huaj që do të kërkojnë, dhe jo vetëm të huajt, edhe italianët”.

Masa do të ndihmojë rreth 1.3 milionë familje italiane, sipas Institutit Italian të Statistikave Istat, duke përfshirë shumë në jugun e varfëruar të vendit.

Mesatarisht, familjet e varfra do të përfundojnë duke marrë rreth 5,000 euro shtesë në vit.

Paratë do të paguhen në llogaritë bankare të cilat mund të kenë akses duke përdorur një kartë debiti të posaçëm, fillimisht vetëm për të blerë ushqime në dyqane të caktuara.

Në të ardhmen, kartat mund të përdoren për të paguar rrobat ose nevoja të tjera. Çdo para që mbetet në fund të muajit kthehet në shtet.

Veritas.com.al/