Që tani para se të dalë në shitje, libri është konsideruar një ‘fantazi’.
Në librin e tij “Fire and Fury: Inside the Trump Ëhite House”, Michael Wolff raporton mbi përplasjet mes Trump dhe rrethit të tij të brendshëm.
Publikimi i të Mërkurës i disa fragmenteve nga libri i ri mbi administratën e Trum, në fillim nga “The Guardian” dhe pastaj nga revista “New York” erdhën raporte eksplozive mbi luftën vdekjeprurëse dhe kaosin në zemër të presidencës së Shteteve të Bashkuara.
Autori i librit, Michael Wolff është një ish- koluminist i gazetës së të majtëve britanik “The Guardian” dhe biograf i Rupert Murdoch- një pasanik egocentrik që herë ka dëshmuar miqësi dhe herë armiqësi të thellë ndaj Trump. Libri do të botohet i plotë ditën e Martë. Autori i tij deklaron se ka bërë kërkime për librin, por kërkimet nuk kanë qenë “veçanërisht armiqësore”.
Këtu janë disa nga pjesët më interesante të librit:
1.
Vajza e presidentit dhe dhëndëri i tij, Ivanka Trump dhe Jared Kushner, raportohet se kanë bërë një marrëveshje që secili prej tyre një ditë të garojnë për president i SHBA. Wolff shkruan: “Gruaja e parë presidente, gazmorja Ivanka, nuk do të jetë Hillary Clinton, por do të jetë Ivanka Trump”.
2.
Mbi veprimtaritë e Bannon pasi la shtëpinë e Bardhë, Wolff shkruan: “Bannon iu ka thënë njerëzve diçka tjetër: ai, , Steve Bannon, do të garonte për president. Kjo dukej nga mënyra se si fliste ‘nëse unë do të isha president’,…’ kur të jemë president”. Ëolff gjithashtu shkruan se Bannon ka gjykuar donatorët kryesor të Republikanëve.
3.
Lufta e brendshme mes stafit, raportohet se ka ndodhur shpesh dhe është paraqitur mes grupit Kushner, Ivanka dhe këshilltarit ekonomik Gary Cohn kundër fraksionit të prirë nga Bannon. Wolff citon këshilltarin e sigurisë kombëtare të Richard Nixon, Henry Kissinger, i cili ka thënë: “Kjo është luftë mes Hebrenjve dhe jo- Hebrenjve”.
4.
Ëolff shkruan se Thomas Barrack Jr, një miliarder i cili është një nga bashkëpunëtorët më të vjetër të presidentit dhe që Trump donte ta bënte shef të stafit, papritur i tha një miku: “Ai është jo vetëm i çmendur, por është edhe budalla”. Të mërkurën kur u botuan fragmentet e librit, Barrak mohoi se e ka thënë.
5.
I pyetur nga shefi ekzekutiv i Fox News, Roger Ailes se ‘çfarë mendonte Trump në raport me Rusët’, Wolff shkruan, Bannon përgjigjet: “Ai shkoi në Rusi, dhe ai shkoi sepse mendonte të takonte Putin. Por Puitin nuk mund ta bënte veten një leckë për atë. Kështu që ai mbeti duke u përpjekur”.
6.
Në diskutimet se cilin do të emëronte Trump si këshilltar të sigurisë kombëtare, Wolff shkruan, Ailes promovon ish ambasadorin në Kombet e Bashkuara John Bolton, të cilin e paska quajtur “hedhës bombash”. Bannon, megjithatë ka thënë se mustakoshi Bolton mund të jetë “një problem”.
7.
Askush nuk besonte në fushatëne Trump se ai do të zgjidhej president, dhe Ëolff shkruan se të gjithë e shikonin fushatë, madje edhe vetë Trump, si një sistem levash për të bërë karrierë televizive ose politike. Sipas Ëolff, Melania Trump, ishte e tmerruar nga perspektiva e një fitoreje të mundshme. Natën kur u bë e qartë se Trump po e mundte Hillary Clinton dhe po merrte presidencën, Melania u mbyt në lot- sipas librit. “Melania ishte në lot dhe jo në gëzim”, shkruan Wolff.
Por drejtori i komunikimit të First Ledy e hodhi poshtë dhe tha se “Ky libër është e qartë se do të shitet në marrëveshje me pjesën e fantazisë”.
‘The Guardian’ njofton se ka siguruar një kopje të ‘Fire and Fury’ nga shitësi i librave në New England.
Veritas.com.al/