– Sipas mediave izraelite, prokurori Avichai Mandelblit është i gatshëm të formulojë kërkesën për inkriminimin që ka te beje me tre hetime që varen mbi koken e kryeministrit-

Nga: Renato Zuccheri/

Prokurori i përgjithshëm i Izraelit është gati të padisë Benjamin Netanyahun për korrupsion, abuzim të besimit dhe mashtrim.

Sipas mediave izraelite, prokurori i përgjithshëm Avichai Mandelblit do te akuzoje Netanjahun ne pritje të një audicioni në të cilin kryeministri do të jetë në gjendje të mbrojë veten kundër akuzave.

Në orën 20. 00 sipas orës lokale është parashikuar një fjalim publik.

Mbi kokën e Kryeministrit të shtetit hebre janë të varura tre hetime. Në të parën, Netanjahu akuzohet për vendosjen e një politike të favorshme për interesat e Shaul Elovitch, patron i Bezeq, në këmbim të një mbulimi mediatik pozitiv të faqes Walla.

Në hetimin e dytë, kryeministri është akuzuar se ka marre dhurata nga ana e njerëzve shumë të pasur në këmbim të favoreve financiare apo te natyrës personale. Për rastin e tretë, flitet për kërkimin e një marrëveshjeje me editorin e Yedioth Ahronoth dhe gjithmonë për të pasur një mbulim pozitiv të qeverisë së tij, në këmbim të një ligji që synon te kufizoje gazetën rivale Israel Hayom.

Sipas indiskrecioneve, prokuroria mund të vendosë ta zvogëlojë akuzën vetëm ne abuzim të besimit dhe kështu të përjashtojë korrupsionin. Sipas ligjit izraelian, i akuzuari ka të drejtën për një ose më shumë seanca për të mbrojtur veten para se aktakuza të paraqitet zyrtarisht. Problemi është se mes dy momenteve kalojnë muaj dhe në 9 prill Netanjahu dhe Izraeli kanë një takim fondamental: zgjedhjet.

Kryeministri, pas njoftimit të prokurorit të përgjithshëm, ka shpërndarë një deklaratë në televizion, në të cilën ka thënë se kjo gjë kundër tij është “një gjueti shtrigash” dhe se për Netanyahun qëllimi është “për ta bere te dorehiqet “,por ai ka thene se synon të mbetet kreu i qeverisë për shumë vite të tjera.E te njejtit mendim  partia e tij, Likud, qe ka folur për akuza të pritura pas vitesh të “persekutimit politik

Veritas.com.al/