Nga: DEBORAH DANAN
TEL AVIV – Izraeli ka nisur një fushatë të marrëdhënieve me publikun që synon të luftojë përpjekjet e BDS-së kundër Eurovision Song Contest të ardhshëm në Tel Aviv duke blerë njoftime te Google që duket se mbështesin hapur një bojkotim, por që aktualisht lidhen me një faqe interneti pro-Izrael.
Lëvizja BDS u ka bërë thirrje artistëve,fansave të muzikës dhe transmetuesve të bojkotojnë këtë garë, duke thënë se po “lan” krimet e Izraelit.
Iniciativa izraelite publikon reklama në Google që duken si në mbështetje të lëvizjes së bojkotit, por në fakt lidhen me një faqe interneti pro-Izrael, raportoi Reuters.
Google AdWords, ndër te cilat “bojkot” dhe “Eurovizion”, i drejton përdoruesit në një faqe interneti, boycotteurovision.net, e cila lavdëron Izraelin si “I bukur,I ndryshem, Sensacional”, në një loje fjalesh që pozicionohen për “bojkotim, cinvestim dhe sanksione”.
Lëvizja BDS e udhëhequr nga Palestineze e quajti atë “propagandë krudo”.
“Pas vjedhjes së tokës dhe kulturës palestineze, Izraeli tani po përpiqet të përvetesoje një simbol të rezistencës sonë jo të dhunshme”, Alia Malak,e Fushatës Palestineze për Bojkotin Akademik dhe Kulturor të Izraelit (PACBI), e cila mbikëqyr veprimtarinë akademike dhe kulturore, u citua nga Reuters ndersa fliste.
“Kjo propagandë e dëshpëruar dhe e papërpunuar ka dalë drejtpërdrejtë nga playbook-u i apartheidit te Afrikës së Jugut”, tha ajo.
Shoqata eAartistëve Palestinezë me bazë në Gaza javën e kaluar bëri thirrje për një bojkot të Eurovizionit, duke e akuzuar Izraelin për përdorimin e ngjarjes për të “vazhduar shtypjen, për të promovuar padrejtësitë ose për të larë një regjim brutal aparteidi”.
Shoqata vuri në dukje vrasjen e mbi 60 Palestinezëve gjatë trazirave të dhunshme në kufi vitin e kaluar në të njëjtën ditë kur Izraeli fitoi garen e këngës në Eurovizion. Megjithatë, 50 nga të vdekurit u pretendua më vonë nga Hamas se ishin anëtarë të grupit terrorist.
Ministri i Çështjeve Strategjike Gilad Erdan, ministria e të cilit ishte pas reklamave të Google, tha se qëllimi ishte të “tregonte Izraelin ashtu siç është, një vend i larmishëm,i bukur dhe sensacional, ndërsa në të njëjtën kohë, largon me sukses genjeshtrat qe BD shpërndan”.
Javën e kaluar, ministria e Erdan lëshoi një raport duke thënë se aktivistët e BDS-së kishin përdorur bote dhe 232 llogari të rreme Twitteri duke bërë thirrje për bojkotimin e Eurovizionit.
Veritas.com.al/