Jeruzalemi (AFP) – Izraelitet ndaluan makinat e tyre dhe kane qëndruar, shpesh me koka të përkulura, për dy minuta të enjten për përkujtimin e pervjetorit të vendit të gjashtë milionë Hebrenjve viktima të Holokaustit Nazist.

Sirenat u dëgjuan në mbarë vendin gjatë përkujtimit, ndërkohë që këmbësorët dhe shoferët në Jerusalem, qyteti i mrekullueshëm bregdetar i Tel Avivit dhe kudo tjetër, qëndruan anës rrugëve dhe në mes të rrugëve në heshtje.

Izraeli filloi përkujtimet të mërkurën mbrëma me një ceremoni në memorialin e tij të Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem, qe përfshinë fjalime nga kryeministri Benjamin Netanjahu dhe presidenti Reuven Rivlin.

“Ne jemi duke jetuar sot në një paradoks”, tha Netanyahu.

“Admirimi në mbarë botën për shtetin hebraik është shoqëruar ne disa qarqe te caktuara nga një urrejtje në rritje ndaj hebrenjve. E djathta radikale, e majta radikale dhe Islami radikal bien dakord vetëm në një gjë: urrejtja ndaj hebrenjve “.

Ai gjithashtu në dukje ju referua të shtënave të së shtunës në një sinagogë në Kaliforni që vrau një person dhe plagosi tre të tjerë, dy prej tyre Izraelitë.

Rivlin, pa specifikuar emra, paralajmëroi kundër aleancës me liderët që përdorin forma të reja të anti-Semitizmit.

Netanjahu është kritikuar për formimin e aleancave me liderët evropian te krahut të djathtë si Kryeministri hungarez Viktor Orban si një mënyrë për të kundërshtuar kritikat e Bashkimit Evropian për trajtimin e Palestinezëve nga Izraeli.

Orban është ballafaquar me akuzat për nxitjen e antisemitizmit në Hungari me retorikën nacionaliste dhe një fushatë kundër George Soros filantropit miliarder hebre amerikan.

“Jo çdo parti e krahut të djathtë në Evropë që beson në kontrollimin e emigracionit ose në mbrojtjen e karakterit te saj unik është anti-Semitiste ose ksenofobike”, tha Rivlin.

“Por forcat politike ku anti-Semitizmi dhe racizmi janë pjesë e gjuhës së tyre, trashëgimise se tyre ose ideologjisë se tyre kurrë nuk mund të jenë aleatët tanë”.

Një raport të mërkurën paralajmëroi se anti-Semitizmi ishte në rritje pjesërisht në Amerikën e Veriut dhe Evropë ku hebrenjtë dikur ndiheshin të sigurt dhe foli për një “sensin në rritje të emergjencës”.

Moshe Kantor, president i Kongresit Hebraik Evropian,dha alarmin në një raport vjetor nga Qendra e tij Kantor që bazohet në statistikat zyrtare.

“Në 2018, ne ishim dëshmitarë të numrit më të madh të hebrenjve të vrarë në një vit të vetëm që prej dekadave,” tha Kantor, duke shprehur keqardhjen për një rritje prej 13 për qind të incidenteve “të rënda dhe të dhunshme”.

Lidhja Anti-Shpifje tha në një raport të botuar të martën se incidentet anti-Semitiste në Shtetet e Bashkuara mbetën në nivele pothuaj rekord të larta në 2018.

Kjo përfshinte një sulm në tetor në një sinagogë në Pitsburg, që vrau 11 njerëz, sulmi më vdekjeprurës ndaj Hebrenjve Amerikanë.

Veritas.com.al/