Një sulm ajror Izraelit ka vrarë komandant të rëndësishëm të Xhihadit Islamik Palestinez në Gaza.

Baha Abu al-Ata vdiq bashkë me të shoqen kur një raketë qëlloi shtëpinë e tyre, sipas informacioneve nga grupi. Katër nga fëmijët e tyre dhe një fqinj u raportuan të plagosur.

Kryeministri i Izraelit tha se Abu al-Ata ishte një “bombë me sahat” që po planifikonte të niste disa sulme kundër vendit.

Të paktën 70 raketa janë hedhur në Izrael nga Gaza që nga momenti i vrasjes.

Shtatëmbëdhjetë Izraelianë janë plagosur lehtë gjatë sulmeve me raketa rreth jugut, sipas

Mjekët thonë një vajzë tetë vjeçare, gjithashtu, ndodhet në kushte serioze pasi ra teksa familja e saj vrapo nga banesa përmes një sinlai me sirenë alarmi për sulm me rakettë.

Në të njëjtën kohë kur zhvillohej sulmi mbi Abu al-Ata, dy persona u vranë dhe dhjetë u plagosen në një sulm tjetër ajror Izraelit kundër një lideri xhihadist palestinez në kryeqytetin Sirian, Damask- sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Sana.

Veritas.com.al/

 

Aftermath of reported Israeli air strike on the home of a Palestinian Islamic Jihad leader in Damascus, Syria (12 November 2019)