Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancën e jashtëzakonshme të tij ditën e hënë në orën 18:00, këtë gjë e ka lajmëruar vetë kryeministri i vendit Edi Rama në mbledhjen me kandidatët e PS për deputetë.

Seanca e jashtëzakonshme vjen pas marrëveshjes Rama-Basha dhe në rend dite do të jenë, votimi i vettingut, ndryshimet në kodin zgjedhor që parashikon regjistrimin e PD dhe opozitës në zgjedhje dhe ministrat teknikë.

/Veritas.com.al/