Miratohet ligji për tubimet Rreth orës 16 e 30 të së enjtes Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin për të pezulluar pjesërisht ndryshimin në ligjin për tubimet. Policisë i hiqet e drejta për të gjobitur protestuesit të cilët bllokojnë rrugën.
Si argument u dha paqartësia nëse ndëshkimi ishte dhe për protestat me leje. Akti nuk ndikoi te mazhoranca. Pak para se ora të shënonte dy e mëngjesit të së premtes mazhoranca miratoi me votat e saj aktin normativ të qeverisë pa u prekur nga verdikti i Kushtetueses
Tashmë në Fletoren Zyrtare do të publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndërsa ndryshimet e parlamentit do të duhet të dekretohen nga presidenti, i cili do të duhet të zgjidhë dhe ngërçin për ta kaluar me firmë apo për ta rikthyer në Kuvend. Në të njëjtën seancë u miratua dhe ligji për dëmshpërblimin e bizneseve që preken nga dëmtimet gjatë protestave
Përgjatë tre javëve janë vendosur mbi 300 gjoba ndaj protestuesve, kryesisht me 5 mijë lekë ndërsa në një rast ndëshkimi shkoi në 500 mijë lekë. Me ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese shfuqizohet neni për gjobitjen në rastin e bllokimit të rrugëve, por policisë i jepet e drejta të refuzojë protesta në institucione të rëndësisë së veçantë dhe zonat e mbrojtura.
Blutë do të kenë të drejtë të ndërhyjnë ndaj komunikimeve elektronike që nxisin dhunën. Gjobat me 10.000 deri në 100.000 për pjesëmarrjen në tubime të ndaluara, deri në 200 mijë lekë kur nuk i binden policisë për t’u shpërndarë dhe deri në 500 mijë lekë kur fshehin identitetin mbeten në fuqi
Komente