-Statuja, piktura, objekte arti dhe dizenjo: rihapet pas 40 vjetesh ekspozita kushtuar Fidos-

Nga: Daniela Uva/

Dy kate në adresën 101 Park Avenue, në zemrën pulsante të Manhattan-it. Mirë se vini në Muzeun akc të qenit, ekspozita më e madhe në botë dedikuar mikut më të mirë të njeriut.

Këtu çdo element tregon për marrëdhënien unike dhe të pandashme që lidh qentë dhe njerëzit. Çdo pikturë, çdo skulpturë, çdo vepër arti ose e stampuar është një himn ndaj dashurisë dhe besnikërisë së këtyre kafshëve kaq të veçanta. Rreth muzeut flitet për një kthim te madh në ‘Big Apple’.

Inauguruar në vitin 1982 nga American Kennel Club – regjistri i qenve me pedigree – në brendësi te ndërtesës se jetës së Nju Jorkut në Madison Avenue, ekspozita ishte zhvendosur pesë vjet më vonë në Missouri, në kontenë e West St. Louis. Tani më në fund, pas gati 40 vjetësh, mund të kthehet në shtëpi, me një qasje shumë më interaktive se më parë dhe një koleksion me të vërtetë unik në botë.

Inaugurimi ishte fiksuar për 8 shkurtin e ardhshëm me pamjen private te ekspozitës ” For the love of all things dog ” – për dashurinë e gjithçkaje që ka te beje me qenin – qe do të rrije e hapur për rreth gjashtë muaj. “Ky muze është një himn i bukur për mikun më të mirë të njeriut dhe jemi entuziaste për t’i sjellë këto pjesë dhe këto mostra për një publik kaq të gjere”, thotë drejtori Alan Fausel. “Shumica e njerëzve do të kaloje te paktën një orë për të eksploruar ekspozimet, por lehtësisht mund të mbeten shumë më tepër në qoftë se lënë veten të fitohen nga ekrani digjital Meet the breeds, qe i lejon të bashkëveprojnë dhe eksplorojne karakteristikat e të gjitha 193 racave te qenve te njohura nga Akc ». Në sallat do të jete e mundur te admironi qenin e rënë në shumë forma shprehjeje: në total 150 pjesë duke përfshirë piktura, vizatime, bojra uji, printime, skulptura bronzi, statuja porcelani, objekte arti dekorative dhe display interaktive qe përshkruajnë kafshët që kane jetuar në të gjitha epokat. Ndër me te mirat janë portrete te kafshëve shtepiake mbretërore dhe presidenciale, një fosil që vleresohet në 30 milionë vjet më parë, dispozitive që përputhin fytyrat e vizitorëve me racat e qenve. Ekspozita përfshin gjithashtu piktura nga qentë e Shtëpisë së Bardhë, si terrier-ët skocezë të Presidentit George W. Bush, Barney dhe Miss Beazley.

Kryevepra unike dhe me vlere të paçmuar, të nënshkruar nga artiste te kalibrit të Edwin Landseer, Maud Earl dhe Arthur Wardle. Për më tepër, do të jetë e mundur për të vizituar një bibliotekë që mban afërsisht 15 mijë libra, që përmbajnë sekretet e të gjitha racave të njohura zyrtarisht.

Natyrisht, ajo në Nju Jork nuk është muzeu i vetem në botë dedikuar miqve me katër këmbë. Në Martigny, në Zvicër, gjendet per shembull Barryland, një ekspozitë që tregon me të vërtetë gjithçka për qenin San Bernardo. Këtu përveç veprave të artit  mund edhe të takoni këlyshë rritur nga Fondacioni Barry. Për dashamirët e bassotti vendi ideal është Passau, në Gjermani.Pikërisht ajo eshte në fakt vendodhja e Muzeut Dachshund me më shumë se 4,500 objekte arti dhe jo tërësisht të frymëzuar nga kjo race e veçantë. Në keshtjellen e Leeds, në Angli,gjendet muzeu The dog collar , me koleksionin e saj të çmuar dhe unik të 130 kollareve antike, por edhe bashkëkohore. Ndërsa duke u kthyer në Amerikë, në Grand Junction (Tennessee) eshte e mundur të admironi muzeun National bird dog, dedikuar qenve të gjuetisë, të kompletuar me shume salla prove te Retriever(zagar gjahu ‘ hall of fame’.(holli i fames)

Në Wasilla, Alaska,gjendet Muzeu Iditarod, për të zbuluar me të vërtetë gjithçka rreth qenve të bukur të slitës.Duke mbetur në Itali, në Mondragone (Caserta) lindi struktura e parë muzeale,qe analizon dhe feston marrëdhënien midis qenve dhe njerëzve në 360 gradë. Nga shkenca që analizon evolucionin e kafshëve nëpërmjet  fosileve dhe mbetjeve, në art, kinema dhe reklama, këtu gjithçka i është dedikuar Fido-s. Muzeu gjithashtu përfshin një strehë, një vend rritjeje dhe një fushe të praktikimit te zhdervjelltesise se qenit, për të ndarë kohën me mikun më besnik.

Veritas.com.al/