Sikurse është paralajmëruar opozita do të zhvillojë nesër protestën e radhës përpara Kuvendit, ndërsa gjatë seancës plenare pritet miratimi i buxhetit të shtetit dhe ligjit për dekriminalizimin.Për të shmangur pengimin që protestuesit mund t’i bëjnë deputetëve të mazhorancës, PS ka zgjedhur të bëjë një lëvizje taktike.

 Lapsi.al mëson se deputetët e PS-së do të shkojnë në Kuvend herët në mëngjes, edhe pse seanca plenare është njoftuar në orën 11:00. Ndryshe nga sic ndodh zakonisht, Grupi Parlamentar i socialistëve do ta zhvillojë mbledhjen në ambientet Kuvendit.
Pritet që ata të jenë aty rreth orës 9 të mëngjesit, gati një orë e gjysmë përpara grumbullimit të protestuesve të opozitës.
Gjatë ditës së sotme kreu i PD-së dhe ish-kryeministri Berisha u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës./LAPSI.AL/