Nuk ka anulim, por rrezikohet shtyrja me nje vit. Kryeministri Edi Rama në hyrje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian në Irlandë, pranoi se NATO nuk ka vendosur ende se kur do të mbahet Samiti në Shqipëri. Sipas Ramës, mungon qëndrimi i përbashkët në NATO për kohën, që sipas tij nuk ka për të qenë VITI 2027, por 2028. Pavarësisht se kur, e sigurt është që do të mbahet në Shqipëri.
“Po patjetër, Shqipëria është planifikuar si pritësja e radhës e Samitit të NATO. Çështja është, që ska ende një qëndrim të përbashkët se kur Samiti do të mbahet. Me siguri, jo në 2027. Dhe në 2028 nëse do të ketë një Samit, do të mbahet në Tiranë. Kjo është e gjitha”- u shpreh ai.
Lidhur me aludimet se ka qenë Shqipëria që ka kërkuar shtyrjen e Samitit në kohë, apo mbajtjen e tij në version online, Rama iu përgjigj me ironi.
“Çfarë është diskutuar lart e poshtë kohët e fundit janë thjesht çmendurira”tha Rama.
Komente