Deputetin Braçe e “ka kapur” mat një zonjushë ditën e sotme në një parkim të gabuar para Kryesisë së Kuvendit.
Siç duket edhe nga fotoja nuk ka vend për diskutim nëse ky parkim është i gabuar apo jo.
Edhe pse deputetët janë ata që miratojnë ligjet e këtij vendi dhe duhet të jenë ata të parët të cilët i respektojnë, bëjnë të kundërtën; japin shembullin se si t’i shkelësh.
Gjobat dhe marrjet me karrotrec janë shtuar së shumti kohët e fundit për makinat që parkojnë keq apo shkelin rregullat e qarkullimit, por duket se disa makina deputetësh kanë imunitet nga këto gjoba e rregulla.
(Publikuar fillimist në JETA OSH QEF).