Ish-shefi i Interpol Tirana, Artan Bajraktari dhe vartësja e tij Laureta Alla
janë përgjegjës për vonesën e ekzekutimit të urdhër arrestit të Mark Frrokut. Gjykata vendosi se urdhëri për arrestimin e tij nga Belgjika u vonua me 4 ditë.Vendimi i Gjyaktës i dha përgjigje ankimimit të Artan Bajraktarit, i cili pavarësisht se u kthye në punë, nuk pranoi se kishte kryer shkelje administrative.
Në vendimin e gjykatës thuhet se: Hetimet janë të plota e të gjithanshme; fakti ekziston dhe konkretisht bëhet fjalë për dy punonjësit e Z.Q.K.Interpol Tirana, shtetësja Loreta Alla si dhe ankuesi Artan Bajraktari. Sipas gjykatës dy zyrtarët gjatë detyrës së tyre funksionale, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, të cilat normojnë punën e tyre, konkretisht duke mosvepruar brenda afatit ligjor, menjëherë brenda 5 ditëve nga marrja dijeni, në kryerjen e procedurave per vënien në dispozicion të praktikës së ekzekutimit të Urdhërit Ndërkombëtar të Arrestit, të shtetasit Mark Frroku, organeve kompetente Prokurori e Përgjithshme /Ministri i Drejtesisë.
Dy punonjësit e Interpol, Artan Bajraktari dhe Laureta Alla u arrestuan dhe u hetuan më pas në gjendje të lirë për rastin e Frrokut. Bajraktari u rikthye sërish në krye të zyrës së Interpol Tirana.