(FOTO: Jackie Evancho, këngëtarja adoleshente e Himnit Amerikan)
Adoleshentja këngëtare, Jackie Evancho do të këndojë Himnin Kombëtar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si president i 45 i Shteteve të Bashkuara, në Ëashington, DC, më 20 Janar- njoftoi komiteti i ceremonisë së inaugurimit.
Këngërtarja 16 vjeçare e operës është e mirënjohur për aparencën e saj në spektaklin “America’s Got Talent”, ku fitoi çmimin e dytë gjatë sezonit të vitit 2010, kur ishte vetëm 10 vjeç.
“Sapo kam marrë kërkesën nga Presidenti i zgjedhur për të kënduar Himnin Kombëtar në ceremoninë e betimit të presidentit Donald Trump”- tha Evancho në një program televiziv “Today Wednesday morning”. “Ndjehem shumë e lumtur. Ndjehem shumë e obliguar”.
Performanca e Evancho në Himin Kombëtar vjen pasi Himni ishte kënduar nga Aretha Franklin dhe Beyoncé, gjatë inaugurimit të parë dhe të dytë të presidentit Obama.
Këngëtarja e re e ka takuar më parë zotin Trump; ajo ka bërë edhe foto me presidentin e tanishëm të zgjedhur në klubin e tij Mar-a-Lago, në vitin 2010.
Ka pasur disa spekulime sikur një këngëtar tjetër do të këndonte Himnin në ceremoninë e Trump; ku është përfolur edhe këngëtari star i muzikës country, Garth Brooks dhe reperi Kanye West.
/Veritas.com.al/