KOMENT

Edhe në konferencën e sotme për shtyp, Ilir Meta e ka pasur një kërcënim për të gjitha ata që ai i quan ‘mafiozë’

Gjykata Kushtetuese ia bëri të qarta me pyetjet e saj Presidentit Ilir Meta se deklaratat e forta kundër ndërkombëtarëve apo palëve politike janë të patolerushme për pozicionin e tij si kreu i shtetit, por ai nuk ndalet.

“Kur kërcënohet rendi kushtetues, kur nxitet artificialisht një konflikt dhe ju i dini kush i ka nxitur dhe tashmë filmi dhe teatri janë rrëzuar, sigurisht që presidenti do jetë njësh me Kushtetutën me interesin publik, kombëtar me pluralizmin politik. Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin de facto pluralizmin politik në Shqipëri dhe do dhunojnë popullin e Shqipërisë, do dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ka filluar të kopjojë në shprehje tashmë edhe aleatin e tij, Sali Berisha. Meta tha sot para gazetarëve një shprehje të cilën e ka thënë në Kuvend Sali Berisha pak vite më parë.

‘Jam Ilir Meta unë o budallenj’ -tha Meta duke kërcënuar qeverinë e Ramës, ndërsa u kujdes të thoshte se nuk e ka me gazetarët.

‘Sigurisht që do të jem gjithmonë një me Kushtetutën, me qytetarët dhe ta harrojnë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjitha ata rilindas mavi e blu, vendas e të huaj, se do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund. Për këtë iu jap fjalën. Jam Ilir Meta o superbudallenj. Jo ju, ju jeni yje.’- tha Meta.