CIA beson se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, sipas raporteve të medias amerikane.
Burimet pranë agjencisë thanë se kishin vlerësuar provat në detaje.
Kuptohet që nuk ka “armë tymuese”, por zyrtarët amerikanë mendojnë se një operacion i tillë do të kishte nevojë për miratimin e princit.
Arabia Saudite e ka quajtur pretendimin fals dhe këmbëngul që princi i kurorës nuk dinte asgjë për planet e vrasjes.
Ajo thotë se Khashoggi u vra si rezultat i një “operacioni mashtrues”.
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se ai ende nuk ishte informuar nga CIA për gjetjet e raportuara, por do fliste me ta.
Siç ka bërë qe pasi lajmi i vrasjes së Khashoggit u shfaq, ai theksoi rëndësinë e Arabisë Saudite për SHBA.
“Ata kanë qenë një aleat me të vërtetë spektakolar në aspektin e punës dhe zhvillimit ekonomik”, tha ai. “Unë duhet të marr shumë gjëra në konsideratë.”
Veritas.com.al/