Nga: Fox News
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey,eshte kthyer përsëri në mish mashin- politik përmes Twitter të Dielën, duke paralajmëruar Demokratët që të mos “vrapojnë drejt të majtës socialiste” në zgjedhjet e ardhshme.
“Demokratë, ju lutem, ju lutem mos humbni mendjen”, shkroi Comey. “Ky president dhe Partia e tij Republikane janë duke pritur që të bëni pikërisht këtë.” Qendra e madhe e Amerikës dëshiron udhëheqje të arsyeshme, të ekuilibruar dhe etike”.
Javën e kaluar, Comey u bëri thirrje votuesve të mbështesin Demokratët në zgjedhjet në mes te mandatit të Nëntorit, duke tweet-uar se republikanët ishin treguar “të paaftë për të kënaqur projektin e Themeluesve që ‘ambicia duhet … të kundërshtojë ambicien”.
Tweet-imi më i fundit i Comey duket të jetë një përgjigje ndaj rritjes së kandidates të kongresit të qytetit të Nju Jorkut, Alexandra Ocasio-Cortez, një ish-bariste 28-vjeçare e cila mundi Kryetarin e Dhomes se Demokrateve të Caucus Joe Crowley në primaret e muajit te kaluar.
Veritas.com.al/