Nju Jork (AFP) – Java e modës së Nju Jorkut do të zgjasë jo më shumë se pesë ditë këtë vjeshtë, njoftoi të enjten Këshilli i Dizajnerve të Modës të Amerikës, një lëvizje e brendshme që po kërkohej prej vitesh për të fuqizuar eventin.

Show-et e grave, të cilat fillonin tradicionalisht natën e së mërkurës, këtë vit do të fillojnë mbrëmjen e së premtes, më 6 shtator dhe do të zhvillohen deri në mbrëmjen e së mërkurës, më 11 shtator.

Java e Modës së Nju Jorkut ka filluar të debatohet për disa sezone, me pjesëmarrjen e disa stilisteve me të mire duke përfshirë Tommy Hilfiger, Zac Posen, Altuzarra, Alexander Wang, Thom Brown dhe Virgil Abloh qe kane zgjedhur eventin.

“Kjo përpjekje nuk është vetëm për industrinë dhe talentin e SHBA por gjithashtu do të shërbejë si ndryshim i nevojshëm për të globalizuar më tej Javën e Modës së Nju Jorkut”, tha CFDA në një deklaratë, duke tweetuar gjithashtu se presidenti pasues i tij Tom Ford luajti një rol në këtë vendim.

“CFDA mbetet e përkushtuar në promovimin dhe mbështetjen e talenteve lokale duke e pozicionuar Nju Jorkun si një destinacion për diversitetin dhe zbulimin”.

Ndryshimi shënon urdhrin e parë të punës te stilistit amerikan Ford, i cili zyrtarisht do të marrë postin e tij të ri më 1 qershor, por qe që tani po bën kolpo.

Bakgraundi i Fordit është një largim i rëndësishëm nga ajo e paraardhëses së tij Diane Von Furstenberg, e cila kryesoi CFDA për 13 vjet.

Shtëpia e saj “DVF” e ka quajtur Nju Jorkun shtëpi për gjysmë shekulli, ndërsa Ford,nje Texan i lindur, ka punuar në Itali dhe Angli për një kohë para se të vendoset në Los Anxhelos.

“Kur erdha unë, ata kishin nevojë për një nënë,” tregoi Von Furstenberg për aktivitetin botues tregtar Business of Fashion. “Tani kanë nevojë për një burrë shteti”.

“Ajo që mendoj se është grandioze për Tom, një dizajner që të gjithë stilistet e respektojnë dhe admirojnë, është se ai është një person global”.

Ford, i cili është akredituar se ringjalli Gucci-n në fillim të viteve 1990, tashmë kishte lënë të kuptohej se do të luante sa më shumë te mundej burrin e kartës botërore.

“Ardhur nga Evropa, çfarë ishtë shushatëse për mua ishte izolimi që ndjeja këtu”, tha ai për Business of Fashion.

“Ajo që moda amerikane ka nevoje në mënyrë që të jetë më e rëndësishme në botë është ta mendoje veten jo vetëm si amerikane por si ndërkombëtare”.

Veritas.com.al/