Tom Winter, Pete Williams, dhe Ken Dilanian të NBC raportojnë se Prokurori i Përgjithshëm General Jeff Sessions ka urdhëruar prokurorët e DOJ që të intervistojnë agjentët e FBI që hetuan korrupsionin e mundshëm në marrëveshjen e ‘Uranium One’ dhe lojtarët e saj të lidhur me Fondacionin Klinton.

Raport nga NBC News:

Me urdhër të Prokurorit të përgjithshëm, General Jeff Sessions, prokurorët e Departamentit të Drejtësisë kanë nisur të marrin në pyetje agjentët e FBI për shpjegime mbi provat q kanë gjetur në një hetim kriminal deri tani të lënë në gjumë rreth marrëveshjes kontraversale të uraniumit që kritikët e kanë lidhur me Bill dhe Hillary Clinton.

Intervistat me agjentët e FBI janë pjesë e përpjekjeve të Departamentit të Drejtësisë për të plotësuar premtimin e një asistenti të prokurorit dhënë në Kongres muajin e fundit, për të analizuar nëse konsulli special është në kërkim për të parë se çfarë ka ndodhur me marrëveshjen Uranium One deal, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Drejtësisë.

Çështja ka transaksionet e 2010 në të cilat administrata Obama ka lejuar shitjen e uraniumit të minierave të Shteteve të Bashkuara për kompaninë e energjisë atomike të Rusisë. Hillary Clinton ishte sekretare e Departamentit të Shtetit në atë kohë, dhe Departamenti i Shtetit ishte një nga 9 agjencitë që ra dakord për të miratuar marrëveshjen pasi u gjet se nuk kërcënohej siguria kombëtare e Shteteve të Bashkuara.

Veritas.com.al/