Yahti luksoz i Jeffrey Bezos, krijues i Amazonës, i piketuar si njeri me i pasur i Globit, ka ndaluar në Sarandë.
Si u bë Bezos me i pasuri i botes?
Ishte viti 2017 kur pasuria e Jeff Bezos arriti shifrën e 100 miliard dollarë. Në 2018-n, Forbes e emërtoi atë zyrtarisht si personin më të pasur në botë me një pasuri prej 150 miliardë dollarë.
E sigurisht që me kalimin e viteve edhe pasuria e tij duket se rritet dita-ditës. Tani që është sezoni i pushimeve, duket se Shqipëria me bukuritë e saj natyrore ka bërë për “vete” edhe miliarderin, themeluesin e Amazon, Jeffrey Bezos.
Sipas Shqip, Bezos ka zgjedhur që të kaloj disa ditë relaksi në bregdetin shqiptar, pikërisht në Sarandë. Jahti gjigant “Flying Fox” është parë mëngjesin e sotëm në gjirin e Sarandës, ku edhe ka hasur probleme me ankorimin për shkak të zonës së kufizuar.
Jahti ka përmasa shumë të mëdha, ndërsa mbi të ndodhet edhe një helikopter.