215 milionë euro borxhe janë fshirë në zbatim të ligjit të faljes. Administrata Tatimore njofton se  nga shuarja e detyrimeve kanë përfituar automatikisht mbi  25 mijë  tatimpagues.

Autoritetet tatimore bëjnë të ditur se procesi po vijon në mënyrë të automatizuar dhe se përfitues janë të gjithë ata tatimpagues që plotësojnë kushtet për borxhet e krijuara deri në fund të vitit 2014.

Ndërkohë, një tjetër mundësi mbetet ende e hapur për tatimpaguesit që nuk kanë përfituar automatikisht nga falja pa kusht. Administrate tatimore i rikujton tatimpaguesve  që kanë afat deri në 30 qershor  për të paguar 50 % të detyrimit për të përfituar fshirjen e gjysmës tjetër për detyrimet e krijuara gjatë periudhës 2015–2019, subjektet mund të zgjedhin ndërmjet dy alternativave:

Pagesën e 50% të principalit brenda datës 30 qershor 2026, duke përfituar faljen e pjesës tjetër të detyrimit dhe të gjitha gjobave e kamatëvonesave ose pagesën e 75% të principalit brenda datës 31 dhjetor 2026, duke përfituar faljen e 25% të mbetur dhe të gjitha gjobave e kamatëvonesave.

Për detyrimet e periudhës 2020–2024, është parashikuar fshirja e  gjobave dhe kamatëvonesave në rast se paguhet i plotë detyrimi kryesor brenda datës 31 dhjetor 2026.

Skema e faljes fiskale është një nga nismat më të mëdha të ndërmarra vitet e fundit për pastrimin e stokut të detyrimeve të vjetra tatimore dhe për lehtësimin e barrës financiare të bizneseve dhe individëve.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *