
Një incident ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë këtë të premte.
ABC News mëson një person, i identifikuar si Gentian Mali kërcënoi rojen e sigurisë, tek hyrja e publikut.
Mali është arrestuar dhe shoqëruar për në polici.
“Ka pasur një debat me rojen e sigurisë për shkak të kontrolleve të imtësishme. Ai ka deklaruar “jeni për t’u vrarë të gjithë”. Fjalori i tij tejet i rëndë ka bërë që të ndërhyjë policia”, raportoi gazetari Ervin Leka.
Ky incident vjen disa ditë pas ngjarjes së rëndë, ku gjyqtari Astrit Kalaja, u vra në sallën e gjyqit nga Elvis Shkëmbi, pas vendimit për një çështje pronash.
Elvis Shkambi ndodhet në qeli, pasi gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Komente