Boris Johnson hka dhënë dorëheqjen si Sekretar i Jashtëm i Britanisë mes krizës në rritje politike mbi strategjinë e Breexit në Britani.

Ai është ministri i dytë i vjetër i kabinetit që jep dorëheqjen brenda disa orëve, pas largimit të ministrit për Brexit, David Davis.

Largimi i tij erdhi pak para se Theresa May t’i drejtohet Parlamentit rreth planit të saj të ri mbi Brexit, i cili ka zemëruar shumë anëtarë konservator të Parlamentit.

Një ditë pasi sekretari i jashtëm anuloi takimet për bisedimet mbi krizën në rezidencën e tij zyrtare në qendër të Londrës, Johnson vendosi të largohet nga detyra e tij – vetëm disa orë pasi ministri i Brexit i May-it David Davis bëri të njëjtën gjë duke protestuar ndaj planeve të saj.

Dy dorëheqjet e lënë May të ekspozuar keq në krye të një qeverie të paaftë për t’u bashkuar mbi ndryshimin më të madh të Britanisë në politikën e jashtme dhe tregtare në gati një gjysmë dekade.

Ajo gjithashtu vë një pikëpyetje nëse liderja do të përpiqet të rezistoje dhe të qëndrojë e vendosur në angazhimin e saj për të ndjekur një “biznes miqësor” Brexit-i, ose do të ballafaqohet me më shumë dorëheqje dhe thirrje për të dhënë dorëheqjen vetë.

“Këtë pasdite, Kryeministrja pranoi dorëheqjen e Boris Johnson si Ministër i Jashtëm,” tha zëdhënësi i May-it në një deklaratë. “Zëvendësimi i tij do të shpallet së shpejti. Kryeministri falënderon Borisin për punën e tij.”

Shumë euroskeptikë janë të zemëruar, duke thënë se strategjia e rënë dakord e tradhton premtimin e saj për një shkëputje të pastër me BE, duke ngritur perspektivën që disa mund të përpiqen ta rrezojnë atë.

Veritas.com.al/