Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së Bashkisë së Himarës.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se dorëheqja është zyrtarizuar pak minuta më parë.
Mësohet se Bala është dorëhequr për arsye personale.
“Dorëheqja është zyrtare. Blerina Bala u zgjodh më 29 mars, në një mbledhje të zhvilluar nga Këshilli Bashkiak i Himarës. U zgjodh me vota 15 pro. Të paktën nga informacionet e para, janë arsyet personale që ka deklaruar Blerina Bala. Do të kemi më tepër informacion nga Bashkia e Himarës. Rrjedhimisht, do të vijojë të drejtohet nga nënkryetari dhe më pas do të kemi mbledhje të Këshillit Bashkiak të Himarës”, raportoi ndër të tjera gazetari Nika.