Uashington (AFP) – Ish presidenti amerikan Jimmy Carter është shtruar në spital për trajtimin e një “frakture të vogël të legenit” pas një rënie në shtëpinë e tij në Plains, Georgia, tha Qendra Carter të martën.
95-vjeçari pësoi rënien – e dyta ne këtë muaj – të hënën dhe u shtrua në Qendrën Mjekësore Phoebe Sumter “për vëzhgimin dhe trajtimin e një frakture të vogël të legenit”, tha qendra në Twitter.
Ai “është me humor të mirë dhe po kërkon të shërohet në shtëpi”, tha Qendra.
Carter, i cili ishte president nga 1977 deri në vitin 1981, plagosi kokën më 6 tetor në një rënie në shtëpinë e tij, por u prezantua të nesërmen për te bere vullnetarin në sitin Habitat for Humanity me një sy të zi dhe një fashë që mbulonte 14 te qepura.
VERITAS.COM.AL/