Nga Estel Bertrand/

JK Rowling, autorja e famshme e sagës letrare Harry Potter, vetëcilësohet vullnetarisht si feministe dhe pozicionohet shpesh në polemika të nxhehta.

 “E di që ka përkufizime të shumta për këtë fjalë, por unë jam. Për disa kjo është një fjalë e keqe, jo për mua” – shpjegon shkrimtarja angleze JK Rowling për feminizmin. Specialiste e fjalive të kërkuara, ajo mbështet kauza të shumta të cilat i ka për zemër dhe në mënyrë të veçantë vendin e gruas në shoqëri.

Reagimet e saj përballë realitetit 

Shumë reaktive në rrjetet sociale, JK Rowling nuk mungon kurrë ta komentojë aktualitetin me shumë humor dhe ironi. Aq sa mesazhet e saj në Tweeter janë shndërruar në citate… 

“E mbulojnë apo jo trupin e tyre gratë, me sa duket në mënyrë sistematike ne e meritojmë, fajin e kemi po ne”. Në gusht ajo iu drejtua Nicolas Sarkozy-së në Twitter. Pasi ish presidenti francez e kishte cilësuar mbajtjen e perçes “provokacion”, JK Rowling postoi një mesazh shumë kritik.

“Kurrë nuk është thënë se [Hermiona] është e bardhë. Janë përmendur vetëm sytë e saj ngjyrë kafe, flokët me onde dhe zgjuarsia e saj. Rowling e do Hermionën e zezë.”

Kur u zbulua casting-u i pjesës teatrore Harry Potter dhe fëmija i mallkuar, opusi i tetë i sagës, qenë të shumtë njerëzit që shprehën pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale. Dhe shkak ishte përzgjedhja e një aktoreje me ngjyrë, Noma Dumezweni, që do të luante rolin e Hermiona Grangerit. Reagimi i shkrimtares është i menjëherëshëm: “Burrat që nguten të thonë se po flasin për gratë, duket se kujtojnë se po ndihmojnë”.

Edhe së fundmi, JK Rowling ka reaguar goxha për fushatën presidenciale amerikane. Akuzat për dhunë seksuale dhe gjuha mizogjene e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump i kanë dhënë lëndë me bollëk për mesazhet e saj në tweeter, jo pa ironi.

Angazhimi feminist i përditëshëm

Në mënyrë më të përgjithëshme, JK Rowling ngrihet shpesh kundër diktateve të dobësisë dhe vendit të grave në shoqëri. Citatet gëlojnë: “Trashaluqe” është shpesh fyerja e parë që një femër i bën një tjetre kur do ta plagosë. Por, të jesh i shëndoshë na qenkësh vërtet gjëja më e keqe që ka njeriu? Të jesh i shëndoshë na qenkësh më e keqe se të jesh hakmarrës, xheloz, sipërfaqësor, mendjemadh, i mërzitshëm, mizor? Jo për mua. 

Mua nuk më pëlqen margjinalizimi i grave kur shpërthen lufta. Gruaja mund të luftojë njësoj si burri.

Kam dashur gjithmonë të tregoj se, thjesht sepse gruaja e ka bërë zgjedhjen, zgjedhjen për të thënë “do të ngre familjen time”[…], nuk do të thotë se kjo është e vetmja gjë që ajo mundet të bëjë.  

Unë kam dy vajza të cilave do t’ju duhet të bëjnë jetën e tyre në këtë botë që e ka kthyer në fiksim dobësinë. Kjo më shqetëson sepse unë nuk dua që ato të bëhen trushpëlara, të fiksuara pas vetes, kllone të dobësuara. Unë do të doja të ishin të pavaruara, interesante, idealiste, të sjellshme, origjinale, hokatare; një milion gjëra përpara se të jenë hollake.

JK Rowling e nisi shpalosjen e ideve dhe angazhimit të saj feminist që me sagën e Harry Potter-it. Nëse heroi dhe personazhet më të fuqishme janë meshkuj, edhe femrat kanë një vend të rëndësishëm në romanet e saj.

 /Veritas.com.al/

Displaying jk-rowling_ecrivain.jpg