Ish zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden e paraqiti si të dështuar kandidaten presidenciale nga Partia Demokratike për zgjedhjet e vitit 2016, Hillary Rodham Clinton tek fliste në ‘Salt Conference’ në Las Vegas të enjten në mbrëmje.
Duke folur në sallën e vallëzimit të qendrës së konferencave ‘Bellagio’ në Rripin e Las Vegas, ish- zëvendës presidenti, i cili për vete mohoi që të kandidojë për president, tha se beson se Clinton nuk ishte kandidate ‘korrekte’, ndërsa ai ishte.
“Kurrë nuk kam menduar se ishte kandidaturë korrekte”- tha Biden. “Mendoj se unë isha kandidat korrekt”.
Audienca e ndërpreu fjalën e tij me duartrokitje.
Veritas.com.al/