Ish zëvendës presidenti i Shteteve të bashkuara, Joe Biden i ka ofruar ngushëllim dhe këshilla Meghan McCain, vajza e John McCain mbi shëndetin e babait të saj, senatorit Republikan Amerikan John McCain. Ai e ka bërë këtë gjatë një ‘talk show’ televiziv.

Djali i zotit  Biden vdiq për shkak të të njëjtit tip të kancerit në tru me të cilin po vuan zoti McCain.

E mbytur në lot, zonja McCain, e cila bashkë prezanton programin e televizionit  ABC ‘The View’, i kërkoi zotit Biden ndonjë këshillë si të sillej me sëmundjen.

Zoti McCain është diagnostikuar në verë me sëmundjen e glioblastoma.

Ky është një tip agresiv i kancerit në tru.

“Djali juaj Beau kishte të njëjtin kancer me të cilin është diagnostikuar babai im gjashtë muaj më parë”, tha zonja McCain.

“Unë mendoj rreth Beau thuajse çdo ditë. Më kishin thënë se sëmundja e tij nuk është e thjeshtë, prandaj ndërto mjetet dhe puno me këto dhe jeto me këtë gjendje”.

“E di se ju dhe familja juaj kanë kaluar përmes kësaj tragjedie, as që mund ta konceptoj”.

Veritas.com.al/