(FOTO: John Kerry, sekretar shteti i Shtteve të Bashkuara, gjatë fjalimit në Departamentin e Shtetit)

 

Sekretari i Shtetit, John Kerry sulmoi qeverinë e Izraelit në Departamentin e Shtetit, të Mërkurën, dhe u përpoq të mbronte vendimin e administratës së Obamës për ta lënë që të kalonte rezolutën e Kombeve të Bashkuara mbi Izraelin në Këshillin e Sigurimit, javën e  kaluar.

Kerry shpërndau fjalimin e tij mbi luftën diplomatike për Izraelin, ku presidenti Barack Obama mbetet nën akuzën se punon në mënyrë sekrete me Palestinën për të minuar sigurinë e Izraelit, që për dekada ka qenë një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Kerry filloi duke arsyetuar se “Presidenti Obama ka qenë thellësisht i angazhuar me Izraelin dhe sigurinë e tij”. Pastaj ai shtoi: “Zgjidhja e dy shteteve është vetëm në një rrugë, të arrihet një paqe afatgjatë mes Izraelit dhe Palestinës”.

Kerry rezistoi dudke thënë se mbështetja e ndaj Izraelit do të thotë pranim i çdo politike të Izraelit.

Duke iu përgjigjur pyetjes pse Shtetet e Bashkuara kanë abandonuar vlerat mes dy vendeve duke lejuar rezolutën që të kalojë, Kerry tha: “Unë jam i detyruar të përgjigjem sot pse Shtetet e Bashkuara votuan në përputhje me vlerat tona” duke shtuar se vota e U.N ishte për sigurimin e zgjidhjes mes dy vendeve…të ardhmen e Izraelit si shtet Hebre dhe demokratik… gjë që është ajo çfarë ne po përpiqemi të sigurojmë, për hir tonë dhe të tyre”.

/Veritas.com.al/