Jozefina Topallin, ish nënkryetare e PD, thotë se 8 dhjetori mbetet një nga ditët më të veçanta në historinë e demokraciosë së vendit.

Topalli, sipas CNA,  u shpreh se opozita e vendit janë ata të rinj që protestojnë para Ministrisë së Arsimit , ndërsa opozita tjetër është fallso.

“Ata janë opozita, ata janë opozita. Ata të rinj e të reja, ato vajza e djem që sot, dje, pardje, edhe më përpara por sidomos këto ditët e fundit, janë derdhur si det nëpër rrugët e Tiranës; ata janë opozita, opozitat e tjera janë fallso dhe të shitura.”-tha ajo.

Sipas Topallit, të gjithë, që nga kryeministri që blen kryetarin e opozitës e deri te kryetari i opozitës që shet veten duhet të mos fusin hundë të lëvizja e studentëve.

“Shfrytëzoj rastin për tu thënë të gjithëve; Edi Ramës, Erion Veliajt, Lulzim Bashës, LSI që të mos fusin hundët në lëvizjen e studentëve. Unë mendoj se kësaj politike të një kryeministri që blen kryetarin e opozitës dhe një kryetari opozite që shet veten tek kryeministri I ka ardhur fundi dhe studentët janë dëshmia më e mirë e një ndryshimi të madh në vendin tonë.”-përfundoi zonja Topalli

Veritas.com.al/