Jozefina Topalli ka reaguar pas situatës së tensionuar që u krijua në Shkodër ku përfaqësues të PD i vunë flakën ambjenteve të shkollës Shejnaze Juka.

” Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet”, shkruan Topalli në facebook.

Statusi i plotë:

Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres.

E kunderta eshte historia e ketij qyteti.

Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.

Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.

Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.

Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.

Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.

Shqiptaret duan paqe.

3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 veteve.

Veritas.com.al/