Nga Fatmir Mediu/
Tregu Ballkanik jo loje politike, por mendim ekspertësh dhe vendim politik
Asnjë ide nuk është për tu përkrahur apo hedhur poshtë apriori.
Krijimi i një tregu Balkanik ka anët e veta pozitive dhe negative.
Kjo marrëdhënie nuk mund të jetë monopol i një njeriu qofte Ky Kryeministri.
Ai duhet të jetë rezultat i një gjykimi ekspertësh ekonomik dhe vendimi gjithëpërfshirës politik, mbi të gjitha me shumë transparence me opinionin publik.
1-Mendimi i eksperteve është i detyrueshëm për shkak se ai përcakton avantazhet dhe disavantazhet tona.
Po ashtu duhet të analizojë sa shqiptarët si komb kudo që janë kthehem në faktor i integruar ekonomik dhe me peshë në të ashtuquajturin treg balkanik.
Po ashtu duhet të vlerësojnë faktin se në këtë garë të vendeve të Ballkanit për të përfituar nga mbështetja e BE për këtë marrdhënie të re, Sa kompetitive jemi ne si vend.
Deri tani ne kemi dështuar të tërheqim fonde nga BE apo Ne kundër të iniciativës së Berlinit.
Në asnjë nga këto takime qofte edhe për këtë të sot min Rama nuk flet për ndonjë projekt konkret apo përfitim konkret, përveçse demagogjisë dhe show-t që e ka kthyer në art të mashtrimit.
2- Gjykimi politik është i domosdoshëm sepse siç kemi interesa ekonomikë të përbashkëta kemi dhe marrdhënie dhe gjykime politike krejt të ndryshme.
Influencat dhe marrdhëniet gjeopolitike në Ballkan ndërmjet shqiptarëve dhe Serbëve janë shumë të ndryshme për të mos thënë të kundërta.
Kështu Ne këtë këndvështrim duhet para se kjo marrdhënie ekonomike në çfarë pozicionesh e vendos Shqipërinë.
Gjykimi politik dhe marrveshja e brendëshme politke është e domosdoshme edhe për faktin sepse këto janë marrdhënie që tejkalojnë mandatet e një mazhorance dhe një qeverie, prandaj kërkojnë mirkuptim parlamentar.
Ish Jugosllavia është një histori e hidhur marrëdhëniesh të komunistëve të bashkuar në qëllime politike dhe të ndarë në interesa pushteti. Ideja e tregut ekonomik rajonal është elaboruar herët nga Serbet dhe vëllai i Rames, Vuçiç. Prandaj është e rëndësishme që kjo ide të mos ketë vetëm qëndrimin e BE por edhe miqve tanë Amerikanë si dhe ekspertizën vendase dhe të huaj.
Veritas.com.al/