Kryeministri Edi Rama iu përcjellë një tjetër mesazh të gjithë atyre që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Rama publikon në “Facebook” një mesazh të shkrimtarit dhe përkthyesit botërisht të famshëm, Jusuf Vrionit, i persekutuari i madh i diktuarës komuniste, i cili në një intervistë thekson se “si ndërtesë Teatri Kombëtar duhet rrëzuar”.
Sipas kreut të qeverisë, Vrioni është një ndër shqiptarët më të sojmë e më të ditur dhe e çmonton thjesht tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar.
“Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar, njëri ndër shqiptarët më të sojmë dhe më të ditur; shqiptari erudit që shkëlqeu salloneve mondane të Francës e të Italisë së paraluftës dhe u dergj burgjeve komuniste të pasluftës; ai që siç thoshte Gianni Agnelli “e flet italishten më mirë se unë” dhe që e bëri Kadarenë të lexohet në një frëngjishte mahnitëse për vetë francezët, i paharruari Jusuf Vrioni”, shkruan Rama.
Veritas.com.al/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2329319250644202/?t=0