Kryeministri Edi Rama tha se reforma në drejtësi i dha mundësinë historike prokurorëve që të hetojnë politikanët e nivelit të lartë, shkruan A2 CNN.

“Altin Dumani ka respektin dhe solidaritetin tonë për punën që bën, por edhe sulmet kafshërore që ka marrë familjarisht. Ka qenë aty dhe virtytet nuk besoj se i erdhën nga reforma, i ka pasur. Pse nuk thirri Altin Dumani ndonjë politikan gjithë ato vite që ishte prokuror, t’i thërriste “hajde këtu njëherë”? Pse nuk e hetoi? Pse nuk doli ndonjë gjykatës të thoshte: “bjere këtu Altin se do ta gjykoj unë”? Zero! Jo hetuar, hetuar por as thirrur. Sepse nuk është çështje e Altinit, por as X-it a Y-it. Sepse nuk ishte çështja e Altinit, por e shpatës. Shpatën nuk e kishte, por e kishte pushteti politik. Ajo shpata që ka në dorë zonja e drejtësisë, e mbante në dorë pushteti politik”, tha Rama gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Elbasan.

Rama shtoi se vota për Partinë Socialiste do të bëjë të mundur që “shpatën” ta vazhdojë ta ketë drejtësia dhe jo politika. “Hyrja në BE është shpëtim, po vjen 11 maji dhe ne i themi shqiptarëve që shpatën ta ketë drejtësia e të mos vijë ta marrë pushteti politik. Bufi kënetës thotë do të hapim TikTok-un dhe do të shkrijmë SPAK. Pra nuk është e garantuar”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *