Aq e egër kundër Enver Hoxhës ishte Liri Berlishova, saqë diktatori nuk ia fali kurrë që kjo kishte qenë vajzë ‘e lezeçme’ partizane… Në fakt, këtë nuk ia fali Nexhmija, më pak se Enveri.
Aq i egër ishte Enver Hoxha me Lirinë, saqë nxiti vetvrasjen e Nako Spiros- burr i parë i Liri Belishovës… Nako Spiro ishte një nga udhëheqësit e radhës së parë në Partinë Komuniste, por një ditë të vitit 1946 u gjet i vetëvrarë në zyrën e tij…
Aq egër e ka urryer Enver Hoxha saqë burrin e saj të dytë Maqo Çomo e mbajti ca kohë si ministër, por si hije, dhe në fund e hodhi në një cep që nuk dihet si e përfundoi jetën. Vajza e saj Drita Çomo u çmend nga regjimi dhe i dha fund jetës në vitin 1981.
Por kaq shumë e lidhur me Partinë Komuniste ishte Liri Belishova saqë u ngjit në majat më të larta, në Byronë Politike. Akuza e diktatorit kundër saj ishte ‘bashkëpunim me sovjetikët e Hrushovit kundër Stalinit” dhe e hodhi në burgjet e tmerrshme të diktaturës.
Liri Belishova ka ndërruar jetë sot në moshën 92 vjeçare.
Veritas.com.al/